Artriti dhe artroza janë dy sëmundje që prekin kycet, me shkaqe dhe mekanizma të ndryshëm.
Artriti është një sëmundje inflamatore e kycit, njësoj si reumatizma (apo romatizma si i thonë në popull)
Artroza është një sëmundje degjenerative, që vjen nga konsumimi dhe shfaqet me kalimin e kohës.
Shenjat e artritit:
- Dhimbja është e fortë në pushim dhe zbutet gjatë lëvizjes.
- Ka ënjtje, skuqje dhe ngrohtësi në zonën e prekur.
- Ngurtësi dhe dhimbje në mëngjes, pastaj lirohet
- Është pjesë e sëmundjeve të tjera të reumatizmes si artriti reumatoid etj dhe shoqërohet me dhimbje në gjithë trupin, në nyjet e tjera, lodhje, temperaturë etj.
Shenjat e artrozës:
- Dhimbja shtohet kur fillon lëvizja dhe qetësohet kur pushon.
- Nuk ka shumë skuqje apo nxehtësi.
- Ngurtësia ndodh gjatë pushimit, por kalon shpejt per me pak se gjysëm ore.
- Me kalimin e kohës vjen duke u përkeqësuar dhe lëvizshmëria kufizohet
- Shoqërohet me kërcitje (krepitacione) gjatë lëvizjes.
Mekanizmat e sëmundjeve
Artriti shkaktohet nga acarimi (inflamacioni) i membranës sinoviale që mbulon brendësinë e nyjës. Inflamacion mund të vijë si pasojë e një reaksioni autoimun, si në rastin e reumatizmës në artritin reumatoid, por mund të vijë edhe nga infeksione bakteriale apo virale. Inflamacioni prodhon lëng sinovial të tepërt, kyci enjtet dhe bëhet i dhimbshëm ngaqë rritet presionin në nyje dhe kërci dëmtohet me kalimin e kohës.
Artroza (ose osteoartriti), përkundrazi, vjen si rezultat i një procesi degjenerativ. Me kalimin e viteve ose për shkak të përdorimit të tepruar të nyjeve, kërcet artikulare hollohen dhe të konsumohen. Kjo çon në fërkimin direkt të kockave, dhe sjell dhimbjen dhe kufizimin e lëvizjes.
Trajtimi
Trajtimi në artritit kryesisht është me ilace dhe ushtrime.
Trajtimi duhet të ulë inflamacionin dhe zakonisht përdoren:
- Anti-inflamatorë si Diklofenac (Voltaren) e Ibuprofen (Advil),
- Mund te përdoren kortizonikë apo barna të tjera antiromatizmale si Metotreksati etj
- Fizioterapia dhe ushtrimet ndihmojnë në ruajtjen e lëvizshmërisë.
Trajtimi i artrozës është për të ulur dhimbjen dhe ankesat sepse dëmtimi i kërcit është i pakthyeshëm. Fillohet me:
- Dobësimin, uljen e peshës trupore për të ulur ngarkesën mbi kyce.
- Analgjezike, fizioterapi dhe ushtrime për forcimin e muskujve përreth nyjeve.
- Injeksione me acid hialuronik dhe suplemente të kërcit (glukozamina dhe kondroitina)
- Por me avancimin e sëmundjes duhet operacion për zëvendësimine kycit me protezë, më të famshmet janë e gjurit dhe e këllkut.

