
Dalja e supit nga vendi
Dalja e supit nga vendi ndodh përgjithësisht pas një rrëzimi, goditjeje, apo lëvizjeje të sforcuar të krahut. Në shumicën e rasteve dalja ndodh në pjesën e përparme. Përgjithësisht është shumë i dhimbshëm dhe pacienti e kupton edhe vetë problemin.
Futja e supit në vend bëhet vetëm me manovra të caktuara dhe nga mjekët ose personat e trajnuar për këtë. Ndonjëherë mund të nevojitët edhe futja në vend me anestezi kur është e pamundur të kryhet me manovra sidomos tek personat muskuloze ose sportistët. Nëse ndodh më shumë se njëhere dhe pacienti është i ri dhe aktiv duhet të kryhet operacioni riparues që mos të ndodhë përsëri.
Për më shumë informacion kliko këtu

