Çfarë është osteoporoza?
Osteoporoza është një sëmundje e kockave ku ato bëhen më të dobëta dhe më të brishta.
Me kalimin e moshës, densiteti i kockave (masa kockore) zvogëlohet dhe struktura e tyre dobësohet.
Për këtë arsye, kockat mund të thyhen më lehtë edhe nga trauma të vogla ose nga një rënie e thjeshtë.
Osteoporoza prek më shpesh:
- Gratë pas menopauzës
- Personat mbi moshën 50 vjeç
- Personat me mungesë kalciumi dhe vitaminë D
- Personat me aktivitet fizik të ulët
Frakturat më të shpeshta nga osteoporoza janë:
- Fraktura e qafës së femurit (kofshës)
- Fraktura e vertebrave të shtyllës kurrizore
- Fraktura e kyçit të dorës
Shenjat e osteoporozës
Osteoporoza shpesh quhet “sëmundja e heshtur”, sepse për shumë vite nuk jep simptoma të dukshme.
Megjithatë, me përparimin e sëmundjes mund të shfaqen:
- Dhimbje në shpinë
- Ulje e gjatësisë trupore me kalimin e viteve
- Përkulje e shtyllës kurrizore (kurriz i rrumbullakosur)
- Fraktura të shpeshta pas traumave të vogla
- Dobësi e përgjithshme e skeletit
Shpesh herë diagnoza vendoset vetëm pasi ndodh një frakturë.
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza e osteoporozës bëhet përmes:
- Radiografisë së thjeshtë
Tregon ndryshime në strukturën e kockave, uljen e trabekulave kockore dhe hollimin e korteksit ose pjesës së jashtme te kockës - Densitometrisë kockore (DEXA)
Ky është ekzaminimi më i saktë për matjen e densitetit të kockave. Ai mat forcën e kockës zakonisht në 3 zona (në kycin e dorës, në shtyllën kurrizore dhe në qafën e femurit
Mund të bëhen gjithashtui analizave laboratorike për të vlerësuar nivelin e kalciumit, vitaminën D, apo parametra të tjerë të funksionit hormonal apo metabolik
Trajtimi i osteoporozës
Qëllimi i trajtimit është:
- të ngadalësojë humbjen e masës kockore
- të rrisë densitetin e kockave
- të parandalojë frakturat
Trajtimi përfshin medikamente, aktivitet fizik dhe ndryshime të dobishme në stilin e jetesës
- Medikamente
Mjeku mund të përshkruajë:
- Kalcium dhe Vitaminë D
- Medikamente që forcojnë kockën (p.sh. bisfosfonate)
- Terapi hormonale në disa raste
- Aktivitet fizik
Ushtrimet ndihmojnë në forcimin e kockave dhe muskujve:
- Ecje
- Ushtrime me peshë të lehtë
- Ushtrime për ekuilibrin
- Ndryshime në stilin e jetesës
- Ndërprerja e duhanit
- Kufizimi i alkoolit
- Ushqyerje e shëndetshme
Këshilla për parandalimin e osteoporozës
- Konsumoni ushqime të pasura me kalcium
- Qumësht dhe produkte bulmeti (djathë, kos)
- Perime me gjethe jeshile
- Merrni mjaftueshëm vitaminë D
Vitamina D ndihmon trupin të përthithë kalciumin. Ajo merret nga:
- ekspozimi në diell
- ushqimi dhe suplementet (nëse rekomandohen nga mjeku)
- Bëni aktivitet fizik të rregullt
Ecja, vrapi i lehtë dhe ushtrimet fizike ndihmojnë në forcimin e kockave. - Shmangni duhanin dhe alkoolin e tepërt
- Kontrolli periodik
Personat mbi 50 vjeç, sidomos gratë pas menopauzës, duhet të bëjnë kontroll të densitetit të kockave sipas rekomandimit të mjekut.
Nëse osteoporoza diagnostikohet herët dhe trajtohet në kohë, rreziku për fraktura mund të reduktohet ndjeshëm

