Bursiti i supit
Eshtë inflamacion apo irritimi i qeskës që redukton fërkimin midis tendinave të muskujve të supit. Ky irritim shton sasinë e lëngut brenda qeskës dhe shkakton enjtje dhe dhimbje. Është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së shpatullës.
Shkaqet
- Mbipërdorim (lëvizje të përsëritura mbi nivelin e shpatullës), ose posturë e keqe (qëndrimi)
- Goditjet direkte në sup apo frakturat e supit
- Sëmundjet inflamatore si artrit reumatoid etj
- Mund të ndodhë pas imobilizimit të zgjatur të shpatullës apo ndërhyrjeve kirurgjikale
Shenjat kryesore
Janë dhimbje anësore e shpatullës, dhe pamundësi apo kufizim në ngritjen së krahut
Diagnostika
Bëhet në varësi të ankesave dhe
- Ekografi:
- Radiografi:
- Apo Rezonancë Magnetike:
Trajtimi
Konservativ (linja e parë)
- Pushim relativ (jo imobilizim i plotë), analgjezikë – antiinflamatorë dhe fizioterapi:
- Akull lokal në fazën filestare
Injeksion me kortikosteroide
- Kortikosteroid + anestetik lokal
- Indikohet kur terapia konservative dështon
- Lehtëson dhimbjen dhe lejon rehabilitim aktiv
Kirurgjikal (rrallë vetëm në raste kronike refraktare)
- Hiqet bursa dhe lirohet hapësira e artikulacionit (dekompresion subakromial)
Bursiti dhe imobilizimi
Edhe imobilizimi i zgjatur nuk është i rekomandueshëm:
- rrit viskozitetin e lëngut sinovial
- favorizon inflamacionin bursal
- kontribuon në ngurtësi të shpatullës

