1. Çfarë është halluks valgus?

Halluks valgus është një deformim progresiv i këmbës, ku gishti i madh devijon drejt gishtave të tjerë, ndërsa kocka në anën e brendshme të këmbës zhvendoset nga jashtë. Kjo krijon një dalje kockore të dukshme, e cila shpesh shoqërohet me dhimbje, irritim dhe kufizim të funksionit.

 

Ky deformim nuk është vetëm estetik, por një problem i dhimbshëm mekanik që ndikon në mënyrën e ecjes dhe në shpërndarjen e peshës trupore.

 

  1. Si zhvillohet halluks valgus?

Halluks valgus zakonisht zhvillohet ngadalë, përmes disa fazave:

  • Devijim i lehtë i gishtit të madh dhe formim gradual i daljes kockore
  • Irritim i indeve përreth dhe deformim i gishtave të tjerë
  • Shoqërohet me dhimbje kronike dhe kufizim i ecjes

Deformimi tenton të përkeqësohet me kalimin e viteve.

 

  1. Pse ndodh halluks valgus?

Halluks valgus shkaktohet nga shumë faktorë që përfshijnë:

Faktorë gjenetikë

  • Trashëgimi familjare me strukturë e dobët të ligamenteve
  • Këmbë të sheshta

Faktorë mekanikë dhe ambientalë

  • Këpucë të ngushta, me majë të theksuar
  • Taka të larta që zhvendosin peshën përpara
  • Qëndrim i zgjatur në këmbë apo aktivitet fizik me ngarkesë të madhe në këmbë

Faktorë mjekësorë

  • Artriti dhe semundjet e tjera romatizmale
  • Sëmundje neuromuskulare

 

⚠️ Gratë preken më shpesh, pjesërisht për shkak të këpucëve dhe strukturës ligamentare.

 

  1. Simptomat kryesore

Simptomat ndryshojnë sipas fazës së sëmundjes:

  • Dhimbje, skuqje, enjtje në anën e brendshme të këmbës
  • Kallo dhe flluska
  • Vështirësi në veshjen e këpucëve dhe lodhje e shpejtë gjatë ecjes

 

Kur sëmundja avancon, dhimbja ndodh gjatë gjithë kohës edhe në pushim.

 

  1. Si vendoset diagnoza?

Diagnoza bëhet nga mjeku ortoped dhe përfshin:vizitën për të kuptuar kufizimet dhe defomimin dhe radiografi të këmbës.

Në Grafi bëhet:

  • Matja e këndeve të deformimit dhe vlerësim i dëmtimit
  • Planifikim i trajtimit kryesisht kirurgjikal

 

  1. Trajtimi pa operacion

Ky trajtim është i përshtatshëm për fazat e hershme ose simptomat e lehta dhe ka për qëllim: uljen e dhimbjes, ngadalësimin e përkeqësimit dhe shtimin e komoditetit

Metodat e trajtimit pa operacion:

  • Këpucë të rehatshme me majë të gjerë
  • Shmangie e takave të larta
  • Shtroja ortopedike të personalizuara
  • Ilaçe kundër dhimbjes dhe inflamacionit dhe fizioterapi

 

📌 E rëndësishme:
Trajtimi konservativ nuk e korrigjon deformimin, por vetëm simptomat.

 

  1. Trajtimi kirurgjikal – përgjithësisht i nevojshëm?

Operacioni rekomandohet kur dhimbja është e vazhdueshme, deformimi është i rëndë dhe ecja është e kufizuar

Operacioni bën

  • Korrigjimin e boshtit të kockave
  • Heqjen e daljes kockore
  • Rivendosjen e funksionit normal të këmbës

Teknika kirurgjikale zgjidhet individualisht sipas rastit.

 

  1. Rikuperimi pas operacionit
  • Ecje e kontrolluar me ortozë dhe fizioterapi sipas nevojës
  • Rikthimi në aktivitet normal: 6–8 javë
  • Rezultatet përmirësohen gradualisht me kohën

 

  1. A mund të parandalohet halluks valgus?

Nuk mund të parandalohet por avancimi mund të reduktohet duke:

  • Duke përdorur këpucë të gjera dhe ergonomike
  • Duke shmangur ngarkesën e tepruar dhe kontrolluar rregullisht këmbët nëse ka histori familjare

 

  1. Mesazh për pacientët

Halluks valgus nuk është vetëm problem estetik, por problem ortopedik funksional.
Trajtimi i hershëm ndihmon në:

  • Uljen e dhimbjes
  • Parandalimin e deformimeve të tjera deri në shmangien e operacionit të vonshëm

👉 Konsultohuni me mjekun ortoped që në shenjat e para