Ndrydhja e kyçit është dëmtim i ligamenteve të kyçit të këmbës, zakonisht pa frakturë kockore. Shfaqet më shpesh pas rrotullimit të këmbës nga brenda.

Ligamentet që dëmtohen më shpesh janë ligamentet ne pjesën e përparme (ligamenti talofibular anterior) apo nga jashtë kyçit (ligamenti calcaneofibular), më rrallë ligamentet nga brenda (ligamenti deltoid)

 

Mekanizmi i dëmtimit

Përgjithësisht ndodh nga ecja në terren të pabarabartë, nga sporte me kërcime të ndryshime, gjatë të cilave ndodh zhvendosja e këmbës nga brenda.

Mund të ndodhë në gradë te lehtë që paraqitet me dhimbje dhe edemë minimale dhe stabilitet te ruajtur, apo gradë të rëndë ku paraqitet me mungesë stabiliteti, edemë të madhe dhe me çarje të plotë.

 

Shenjat

Janë dhimbje anësore e e kyçit, enjtje, hematomë, kufizim i lëvizjes.

 

Diagnoza

Është klinike në shumicën e rasteve.

Grafia kërkohet vetëm nëse dyshohet për thyerje.

Rezonaca magnetike kërkohet për: rastet kronike, mungesë stabiliteti, dyshime për dëmtime shoqëruese.

 

Trajtimi

Për gradën e lehtë është:

  • Pushim dhe qetësi për këmbën
  • Kompresa të ftohta 15–20 min
  • Fasho elastike
  • Ngritje e këmbës lart

Si mjekim mund të përdoren vetëm analgjezikë dhe antiinflamatore.

Rehabilitimi fillon me mobilizim të hershëm të kontrolluar, më pas me fizioterapi.

Kirurgjia përdoret shumë rrallë, vetëm nëse ka mungesë stabiliteti kronik.

 

Riparimi me kirurgji duhet kryer në:

  • Mungesë stabiliteti kronik të kyçit
  • Ndrydhje të përsëritura
  • Dhimbje kronike
  • Artrozë post-traumatike