Fakte rreth Protezave te Gjurit
- Tashme ne tregun tonë ndodhen prej shumë vitesh tashmë kompanitë më të mëdha prodhuese të protezave në botë
- Operacionet e protezimit të gjurit dhë këllku tashmë janë ndër operacionet më të suksesshme, me numrin më të ulët të komplikacioneve në ortopedi.
- Por sigurisht si cdo ndërhyrje kirurgjikale kane rreziqet e tyre te vetë procedurës
- Nuk ka rëndësi mosha për të vendosur protezë por gjendja fizike e pacientit
- Jetëgjatësia e një proteze është e lidhur me pritshmëritë dhe aktivitetin fizik të vetë pacientit
- Nuk është njesoj si të ecësh me protezë 5 km në ditë dhe 15 km në ditë
- Po është e vërtete që pacientët e rinj I konsumojnë protëzat me shpejt sepse lëvizin më shumë
- Sidoqofte studimet thonë se mbi 80 % e protezave janë akoma funksionale pas 20 vjetësh
- Dhe kjo vlen për protezat e vendosura 20 vjet më parë, po të rejat që kemi tani!
- Protezat në ditët e sotme çimentohen dhe nuk ka periudhë pritjeje për ta peshuar
- Ka vetem periudhe pritjeje sa te mbyllet plaga
- Pas protezimit synimi është të heqim dhimbjen totalisht dhe të kthejmë lëvizshmërinë e plotë të gjurit
- Pas protezimit pacienti ngrihet ne këmbë që ditën e parë pas operacionit dhe mund të vendosë peshë të plotë.
- Por ne këshillojmë përdorimin e patericave ndihmëse per 4 deri 6 jave
- Osteoporoza, diabeti, tensioni nuk janë kritere që të mos bëhet protezimi
- Por sigurisht ato trajtohen paraprakisht

