Dhimbjet e berrylit

Dhimbja nga jashte (dhimbja e tenistit)
Quhet dhimbja ose bërryli i tenistit sepse ndodh shume shpesh tek tenistët, dhimbja është në pjesën e jashtme te bërrylit, është dhimbje e tendinave te muskujve që bëjnë ngritjen e kycit të dorës dhe ndodh nga lodhja e punës mbipërdorimi, përdorimi afatgjatë i mausit në kompjuter tek ata që bëjnë punë zyre.

Trajtimi fillimisht bëhet me antiinflamatore (Ibuprofen etj), ne vijim mund të përdoren ortoza ne forme rripi që vendosen afer bërrylit për të zvogëluar sforcot mbi këtë tendin. Mund të bëhen edhe injeksione me kortizone mbi tendinin në rastet shumë të dhimbshme.

Dhimbja nga brenda (dhimbja e golfit)
Quhet dhimbja ose bërryli i lojtarit të golfit sepse ndodh shume shpesh tek keta të fundit, dhimbja është në pjesën e brendshme të bërrylit, është dhimbje e tendinave te muskujve që bëjnë mbledhjen e kycit të dorës dhe ndodh nga lodhja e punës mbipërdorimi, tek ata që punojnë shumë me duar. Trajtimi fillimisht bëhet me antiinflamatore (Ibuprofen etj), ne vijim mund të përdoren ortoza ne forme rripi që vendosen afer bërrylit për të zvogëluar sforcot mbi këto tendina flektore. Mund të bëhen edhe injeksione me kortizone mbi tendinin në rastet shumë të dhimbshme, që nuk shërohen me metodat e mësipërme.