Thyerjet ne berryl

Thyerjet në pjesën e krahut.
Thyerjet ne krah sipër bërrylit përgjithësisht rezultojnë nga rrëzimet apo traumat e forta. Kuptohen me grafi te thjeshtë dhe përgjithësisht kanë nevojë për operacion.
Thyrjet në parakrah.
Thyerjet ne parakrah mund te rastisin ne njeren apo ne të dyja kockat e parakrahut, kuptohen me grafi të thjeshtë dhe përgjithësisht janë të zhvendosura që do të thotë që tëk të rriturit kanë nevojë për operacion
Thyerjet tek fëmijët.
Thyerjet e bërrylit tek fëmijët janë shumë të shpeshta dhe në përgjithësi janë të zhvendosura. Kuotohen në grafi të thjeshtë dhe zakonisht kanë nevoje për operacion. Operacioni preferohet të bëhet i mbyllur, pa hapje dh fiksimi i frakturës bëhet me shtiza nga jashtë që të mos lejojnë fragmentet të lëvizin. Këto shtiza hiqen përsëri pas 3-4 javësh me mjekim lokal pa pasur nevojë për operacion të dytë.
Edhe frakturat e parakrahut tek fëmijët njësoj si frakturat e bërrylit janë relativisht të shpeshta, kuptohen me grafi, dhe preferohet të kryhen të mbyllura, pa plagë me shtiza të jashtme nëpërmjet lëkurës.