
Dëmtimet e ligamenteve te gjurit
Në moshat e reja ndodhin si rezultat kryesisht i aksidenteve sportive, apo i traumave dhe goditjeve të mëdha.
Paraqiten me mungesë stabiliteti në gju dhe kuptohen gjatë vizitës ortopedike dhe konfirmohet me rezoancë magnetikë. Gjuri ka katër ligamente kryesore. Disa prej tyre edhe nëse dëmtohet shërohen vetëvetiu për 6 deri 8 jave, për të tjerët nevojitet operacion.
Ligamenti që dëmtohet më shpesh është ligamenti kryq i përparmë ose sic e quajmë ne ligamenti kruciat anterior. Nëse kjo ndodh përgjithsisht ndikon në stabilitetin e gjurit dhe duhet operuar.
Operimi bëhet duke bërë një rindërtim të ligamentit me tendina të tjera që futen në gju nëpërmjet tuneleve kockore. Pacienti i rikthehet aktivitetit normal pas 4 deri 6 jave dhe sportisti i rikthehet aktivitetit fizik pas 6 muajsh.

