Dëmtimet e menisqeve

Ndodhin si pasojë e goditjeve, hedhjev, rrëzimeve, aktiviteteve sportive. Mekanizmat e dëmtimit janë të shumtë. Përgjithësisht pacienti e mban mend mirë cfarë e ka dëmtuar apo si dhe kur ka ndodhur. Zbulohen me vizitë ortopedike dhe konfimohen me rezonacë magnetike.

Nëse dëmtimi nuk është i madh dhe nuk paraqiten me dhimbje dhe shqehtësime madhore tek pacientë jo sportistë profesionistë, pa pritshmëri të mëdha fizike mund të ndiqen në vazhdimësi. Por trajtimi është kryesisht me operacion me një kamera të vogël që futet brenda brenda në gju që quhet artroskopi.

Në këtë mënyrë ne përcaktojmë dëmtimin dhe gjatë operacionit nësë është mundur të riparohet bëhet riparimi i mensikut, ose në rast të kundërt bëhet pastrimi i gjurit nga fragmentet brenda tij që të mos bllokojnë lëvizshmërinë.