
Thyerjet ne gju
Këto thyerje ndodhin si pasoje e goditjeve apo aksidenteve dhe mund të ndodhin në kockën e kofshës (femurin) apo kockën e kërcirit (tibian). Në pjesën më të madhe të tyre për shkak se ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e gjurit, kanë nevojë për operacion.
Operacioni bëhët për të korrigjuar sa më mirë sipërfaqen e nyjes së gjurit për tu rindërtuar e lëmuar si më parë. Cdo dëmtim në sipërfaqen e lëmuar të nyjes së gjurit hap rrugën për konsum të parakohshem të gjurit dhe con drejt artrozes që shkakton dhimbje të forta në vijim.

