Thyerjet e kercirit

Janë shumë të shpeshtë në përditshmëri ngaqë kocka kryesore e kërcirit është direkt nën lëkurë, nuk është e mbuluar me muskuj dhe është e ekspozuar ndaj të gjithë goditjeve dhe traumave në këtë zonë dhe dëmtohet lehtësisht.

Trajtimi i këtyre fraktuarve përvec rasteve të rralla kur frakturat nuk janë të zhvendosura janë me operacion. Operimi bëhet me shufër apo pllakë dhe vida sipas gjykimit të kirugut. Nëse dyshoni për dicka të tillë na kontaktoni menjëherë.