
Thyerjet e kellkut (qafa e femurit)
Janë fraktura shumë të shpeshta. Kanë shanse të larta mosngjitjeje përshkak të ndërprerjes së furnizimit me gjak të kokës së femurit.
Kur ndodhin në pacientë të rinj përgjithësisht janë si rezultat i goditjeve të forta apo aksidenteve. Tek pacientët në moshë të thyer ndodhin nga rrëzimet. Përgjithësisht kanë nevoje për kirugji. Kirugjia tek pacientët e rinj është e përqëndruar në ruajtjen e kokës së femurit nëse kjo është e mundur, dhe fiksimi i frakturës bëhet me anë të vidave.
Tek pacientët e moshuar përgjithësisht bëhet protezim dhe zëvendësohet koka e femurit me protezë.

