
Thyerjet e kolones vertebrale
Thyrjet e vertebrave si rregull ndodhin gjithnje pas nje rënieje apo aksidenti me goditje të drejtpërdrejtë në kolonë.
Vetëm në pacientët e moshuar me osteoporozë të avancuar mund edhe të ndodhë që të ndodhin thyrje shtypëse të trupit të vertebrës që vijnë nga dobësimi i madh i veretebrës nga sëmundjet. Në këto raste vertebra nuk mban dot më peshën e trupit të pacientit dhe thyhet dhe shtypet në vetvete. Përgjithësisht këto shoqërohen vetëm me dhimbje por nuk paraqesin ankesa të tjera, nuk kanë mungesë stabiliteti dhe kalojnë me regjim shtrati për disa jave.
Në rastet e tjera kur vijnë si rezultat i goditjeve përgjithësisht kur jane pa zhvendosje kalojne me korse dhe regjim shtrati por nëse janë të zhvendosura kanë nevojë për operacion,
Nëse keto dëmtime shoqërohen me shtypje te kanalit spinal dhe problene në ndjeshmëri apo në lëvizjen e këmbëve dhe duarve atëhere operacioni duhet bërë me urgjencë sa më shpejt të jetë e mundur.

