
Thyerjet e kycit, dores dhe gishtave
Thyerjet tek te moshuarit pas rrezimit.
Këto janë ndër thyerjet më të shpeshta tek pacientët e moshuar. Kuptohen me grafi të thjeshtë dhe fraktura e merr emrin sipas deformimit që a pësuar kyci i dorës. Në përgjithësi trajtohen vetëm me një tërheqje dhe ripozicionim të frakurës në pozicionin fillestar dhe ndiqen me allci për 6 javë.
Thyerjet e kockave te dores.
Nuk janë thyrje të shpeshta dhe ndodhin kur pacienti rrezohet me dorë të hapur. Ajo qe rastiset më shumë është fraktura e kockës skafoide e cila nësë është e pazhvendosur tentohet fillimisht të ndiqet me allci por rezulatet përgjithësisht nuk janë të kënaqëshme dhe përgjithësisht, sidomos pacientët e rinj duhet të marrin një vendim për tu operuar.
Thyerjet e gishtave pas goditjes.
Ndodhin pas aksidenteve dhe rrëzimeve por më shpesh pas goditjeve me grusht në një sipërfaqe të fortë. Gishtat që dëmtohen më shpesh jane gishti i parë dhe i pesti. Frakturat e gishtit të parë trajtohen me një kujdes të vecantë në kirugji për arsye se gishti i pare kryhen funksion pothuajse se katër gishtat e tjerë të marrë së bashku. Cdo frakturë e gishtit të madh në cdo nivel duhet trajtuar me prioritet me marzhe shumë të vogla tolerance per të patur një rezultat sa më të mirë. Përgjithësisht këto fraktura trajtohen në mënyre kirugjikale.
Frakturat e gishtit të pestë jo të gjitha por pjesa dërmuese e tyre bëjnë pjesë në frakturat e boksierit. Në të shumtën e rastev nuk kanë zhvendsoje të mëdha dhe trajtohen në mënyrë të shkëlqyer vetëm me allci. Por sigurisht në rastet me zhvendosje duhen operuar pasi lënë kufizime në funksionet e dorës.

