Deformimet e këmbës dhe gishtave

Fillimisht këto deformime duhet ekzaminuar me vizite, grafi, skaner etj, dhe duhen klasifikuar. Ne vijim nëse ato deformime bëhen të dhimbshme, në të shumtën e rastve duhen korrigjuar me operacion.

Këmba e sheshtë (Dyztaban)
Është shumë e përhapur në populatë. Ndodh kur harku i poshtëm i këmbës është më i ulët, pra më pranë tokës sesa jemi mësuar të shohim normalisht. Në popull quhet ndryshe dyztaban dhe ndahet në dy kategori, ajo që është e lindur dhe që vërehet në fëmijë dhe adoloshencë, dhe ajo që shfaqet në moshë të madhe dhe krijohet gjatë jetës me kalimin e viteve nga shumë faktorë të vetë pacientit.

Këmba e sheshtë tek fëmijët
Këmba e sheshtë është e pranishme gjatë fëmijërisë tek një numër shumë i lartë fëmijësh, e shfaqur ne gradë të ndryshme. Përvec rasteve të rënda ky deformim në pjesën dërrmuese të fëmijëve është vënë re të korrigjohet vetvetiu deri në moshën 8-9 vjec ose maksimumi deri para adoleshencës. Në rast se ky deformim shfaqet me dhimbje gjatë kësaj periudhe atëherë rekomandohet përdorimi i shtrojeve ortopedike të personalizuara që vendosen brenda këpucëve.

Nëse harku nuk korrigjohet vetvetiu deri në adoleshencë dhe vetën nëse pacienti mbetet me dhimbje atëherë rekomandohet operacioni, që është shumë i suksesshëm në këto raste. Tashmë në shumë vende kjo nuk kosiderohet më një sëmundje për të kuruar, por kryesisht trajtohen vëtm ankesat që burojnë prej saj.

Këmba e sheshtë tek të rriturit
Del në pah si rezultat i pamjaftueshmërise apo dëmtimit të tendinave të muskujve apo ligamenteve që e mbajnë lart harkune këmbës. Shfaqet si pjese e semundjeve te tjera romatizmale apo diabetit. Dhimbja nëse shfaqet mund të lehtësohet me përdorimin e shtrojeve ortopedike të silikonit që ndërhohen të personalizuara për pacientin dhe vendosen brenda kepucëve, dhe trajtimit të herëpashershëm me antiinflamatore. Nëse kjo rezulton e pasuksesshme atëherë operacioni është i rekomanduar për korrigjimin e këtij defekti.

Këmba e harkuar
Është e kundërta e këmbës së sheshtë, në këtë rast harku i poshtëm i këmbës është më i lartë se tek të tjerat. Në të shumtën e rasteve nuk paraqet shenja apo dhimbje. Në rastet kur bëhet i dhimbshëm, dhimbja dhe shqehtësimet mund të largohen duke përdorur këpucë të posacme apo shtroje ortopedike që vendosen brenda në këpuce dhe që e kompensojnë pjesërisht harkun e shtuar të këmbës. Dhe si rezultat pacienti mund të vazhdojë jetesën normalisht.

Deformimi i gishtit te madh (haluks valgus).
Ky deformim është shumë i shpeshtë sidomos në moshat e thyera. Mund të ndodhë për një sërë arsyesh por është parë një tëndencë e fortë gjenetikë në formimin e tyre. Është defomimi i gishtit të madh të këmbës nga jashtë. Çdo mënyrë trajtimi me mjekime apo lidhje sic reklamohen shpesh kudo ka rezultuar e pasuksesshme. Trajtimi i vetëm i rekomanduar që korrigjon një deformim të tillë përgjithmonë është vetëm operacion. Preocedurat kirugjikale për defomimin në fjalë janë shumë të sukseshme.

Deformimi i gishtit çekiç dhe kthetër
Këto deformime janë më të rralla. Ato ndodhin si rezultat i keqekuilibrimit të muskujve të gishtave apo sëmundjeve sistemike si diabeti apo artriti. Këpucët me majë të ngushtë që e detyrojnë gishtin të qëndrojë në një pozicion të mbledhur janë gjithashtu ndër fajtorët e këtyre deformimeve. Nëse janë të dhimbshme operacioni është i rekomandueshëm në korrigjimin e tyre. Rezultatet pas operacionit jane shumë të mira.