
Thyerjet në kyç
Përgjithësisht këto thyerje ndodhin pas aksidenteve, rrëzimeve, sporteve etj. Mund të ndodhin në pjesën e brendshme, të jashtme apo në të dy anët. Në dëmtimet e mëdha shohim edhe daljen e kycit nga vendi, dhe në raste ekstreme shoqërohen më dëmtime të nervave apo enëve të gjakut që rrezikojnë edhe ekstremitetin në tërësi.
Trajtimi është gjithnjë me operacion, përvec rasteve të rralla kur thyerjet janë pa zhvendosje. Nësë nuk operohen shoqërohen me pasoja serioze dhe invalidizuese. Operimi kryesisht bëhet duke fiksuar thyrjen me pllakë dhe vida në të dyja anët.
Thyrjet e kockës së thembrës
Ndodhin shpesh sidomos në rrezimet apo hedhjet nga lartësia. Mund të ndodhë nënjërën anë apo në të dyja anët njëkohësisht.
Pjesa më e madhe e tyre ka nevojë për operacion për tu korrigjuar. Korrigjimi bëhet me pllaka dhe vida të posaçme për këto dëmtime. Rezultatet janë të shkëlqyera përvec rasteve të rralla kur korrigjimi i plotë nuk mund të arrihet për shkak të dëmtimit fillestar shumë të madh.
Thyrjet e kockës së talusit
Talusi është kocka që ndodhet në qëndër të kycit të këmbës. Njësoj si thembra edhe ajo thyhet shpesh gjatë rrëzimeve mbi këmbë. Në këto fraktura pothuajse gjithnjë trajtimi është me operacion, dhe duhet kryer sa më shpejt.
Talusi është një kocke tekanjose që ngjit me vështirësi përshkak se ka një furnizim shumë të kufizuar me gjak. Në rastet kur nuk ngjit lë pas dhimbje të vazhdueshme dhe kufizuese për pacientin, që sigurisht lehtësohen me mënyra të tjera kirugjikale në një fazë të dytë.
Thyerjet ne gishtat e këmbës
Ndodhin si rezultat i aksidenteve, goditjeve apo i rënies së një peshe të rëndë mbi këmbë. Frakturat pa zhvendosje të bazave të gishtave përgjithësisht trajtohen vetëm me allci, pa operacion. Kurse ta gjitha thyerjet e zhvendosura pa përjashtim duhen operuar dhe duhen korrigjuar.
Korrigjimi bëhet me shtiza të jashtme nëpërmjet lëkurës dhe kur është e nevojshme me pllaka dhe vida. Dëmtimet e mëdha të pakorrigjueshme mbeten të dhimbshme edhe në vazhdim pa mundësi rekuperimi.

