
Dhimbjet e qafes
Arsyet më të shpeshta të dhimbjeve të qafës tek të rriturit:
Tek të rinjtë
- Tendosja muskulore mund të vijë si rezultat i qëndrimit afatgjatë para kompjuterit, telefonit celular apo duke ngarë makinën
- Kontraktura muskulore mund te vije si rezultat i ftohjes apo një lëvizjeje të papritur të qafës që tensionon muskulin dhe krijon spazëm
- Postura e keqe që rezulton nga qëndrimi i përkulur në përditshmeri apo gjatë një aktiviteti
- Goditja e drejtpërdrejt në qafë sic ndodh pas një aksidenti me makine quhet ndryshe “whiplash injury”, apo cdo lloj traume tjeter që mund të shkaktojë thyrje të vertebrave
Tek të moshuarit
- Spondiloartroza e qafës që vjen nga dëmtimi i vertebrave dhe i disqeve midis vertebrave dhe rezulton në humbje të levizshmërise dhe dhimbje
- Hernie diskale në qafë, që mund të shkaktojë dhimbje lokale ose radikulopati (shpërndarje e dhimbjes në krahë).
- Ngushtim i kanalit spinal cervikal që mund të vijë nga një sërë sëmundjesh, për këtë na kontaktoni.
- Sëmundjet romatizmale si artriti e te tjerë që kerkojnë trajtim me ilace
Arsyet më të shpeshta të dhimbjeve të qafës tek të fëmijët:
- Kontraktura muskulore pas gjumit në pozicion jo të përshtatshëm.
- Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shoqërohen me nyje limfatike cervikale të zmadhuara dhe të dhimbshme. Ndër ta më i rrezikshmi është meningjiti, nëse fëmija shfaq temperaturë të lartë dhe ngurtësim të qafës duhet ta vizitoni menjëherë tek pediatri
- Dhimbje nga skolioza apo tortikolisi që janë deformime të lindura të qafës dhe duhet të na kontaktoni
Nëse dhimbja ka ardhur si pasoje e një goditjeje apo rrezimi duhet të na kontaktoni menjëherë
Rrallëherë edhe tek fëmijët mund të shfaqen sëmundje romatizmale si artriti idiopatik juvenil.

