
Dalja e supit nga vendi
Dalja e supit nga vendi ndodh pergjithësisht pas një rrezim, goditjeje, apo lëvizjeje të sforcuar të krahut. Në shumicën e rasteve dalja ndodh ne pjesën e përparme. Përgjithësisht është shumë i dhimbshëm dhe pacienti e kupton edhe vetë problemin.
Futja e supit në vend behët vetëm me manovra të caktuara dhe nga mjekët ose personat e trainuar për këtë. Ndonjeherë mund të nevojitët edhe futja në vend me anestezi kur është e pamundur të kryhet me manovra sidomos tek personat muskuloze ose sportistë. Nëse ndodh me shumë se njëhere dhe pacienti është i ri aktiv duhet të kryhet operacioni riparues që mos të ndodhë përsëri.

