Dhimbjet e supit

Bursiti i supit është acarim i qeskës me lëng ne pjesën e jashtme që ndihmon lëvizjen e supit. Kur ajo acarohet (inflamohet) nxjerr më shumë lëng, enjtet dhe dhemb dhe në faza të avancuara kalcifikohet ose kripëzohet dhe bëhet e dhimbshme. Fillimisht trajtohet me mjekim antiinflamtorësh nga goja dhe fizioterapi, në vijim nëse nuk qetësohet mund të bëhet një injeksion me kortizonikë brenda burses për tharjen dhe uljen e acarimit. Nëse edhe kjo nuk rezulton efikase atëhere bursa hiqet me operacion.

Dëmtimi i tendinave dhe muskujve të supit ndodh si pasojë e një dëmtimi – rrëzimi apo si rezultat i lodhjes nga mbipërdorimi. Shenjat janë dhimbje e supit afatgjatë sidomos nëse tentohet të ngrihet krahu mbi nivelin e supit. Nëse analgjezikët dhe fizioterapia nuk janë të mjaftueshme për të kontrolluar dhimbjen. Trajtimi përfundimtar është riparimi që bëhet vetem me operacion.