
Dhimbjet e kolones vertebrale
Nesë nuk kanë një histori, rënieje, aksidenti apo traume të mëparshme, në të shumtën e rasteve këto dhimbje vijnë nga sëmundjet romatizmale te vertebrave.
Skolioza dhe lordoza.
Skolioza është një deformim i kolones majtas ose djathtas dhe dallohet ne grafi nga përpara. Ndërsa lordoza është një defomim para mbrapa që dallohet në grafi anësore. Kolona në vetvete nuk është e drejtë në pamje anësore por ka 3 harkime ne qafë, ne kraharor dhe ne bark. Cdo deformim ne keto tre zona ka shenjat dhe paraqet ankesat e veta.
Spondiloartroza.
Është sëmundja e vertebrave që në përgjithësi vjen si pasojë e sëmundjeve romatizmale të kolonës veretbrale dhe fillimisht shfaqet me ngushtim te hapësirave midis vertebrave, humbje të lartësisë të trupit të vertebrave, ngushtim të hapësirës së kanalit spinal dhe nervave që kalojnë aty. Shenjat janë sipas nivelit ku ndosh. Nëse ndodh në qafë paraqitet me dhimbje qafe, dhimbje krahësh, mpirje dhe humbje në fuqisë që mund të ndodhë deri në gishtat e dorës. Nëse ndosh në mes jep të njëjtat shenja si krahët por në këmbë dhimbje mesi, dhimbje këmbësh, mungesë fuqije dhe mpirje në këmbë deri tek gishtat.
Hernia diskale.
Është sëmundje e disqeve midis vertebrave. Mund të ndodhë në moshë të re si pasojë e nje goditjeje apo tërheqjeje, ngritja e një peshe të rëndë mund ta shkaktojë ose përkeqësojë situatën. Ose në moshë më të madhe disqet humbin elasticitetin për shkak të moshës, ngurtesohen, shaktërrohen dhe shtypin nervat që kalojnë afër tyre. Përgjithësisht prekin njërën këmbë në varësi të vendit të dëmtimit por mund të prekin të dyja këmbët. Njësoj si në rastin e spondiloartrozave shfaqen me dhimbje të forta, pamundësi lëvizjeje, mpirje dhe humbje te fuqisë në këmbë. Në fazat fillestare trajtohen me mjekime dhe ushtrime fizioterapia, por nëse sëmundja përparon atëherë nevojitet operacion për trajtuar.
Nervi shiatik.
Është një patologji e njëjtë për hernien diskale, sepse mekanizmi i dëmtimit është i njëjtë, përgjithësisht ndodh nga një disk i dëmtuar, por në këtë rast preket specifikisht bnervi shiatik por në popull nënkupton të njëjtën gjë. Trajtimi si tek hernia diskale në fazat fillestare mbulohet me mjekime per inflamacionin dhe ushtrime fizioterapie, por në fazat e avancuara ose nëse dhimba nuk kalon dhe sëmundja përparon atëherë operacion mbetet zgjidhja e vetme për ta trajtuar.

