Protezat e këllkut (Protezat e ijeve)
Protezat e ijeve janë implante artificiale që zëvendësojnë artikulacionin e dëmtuar të këllkut.
Këto operacione janë ndër ndërhyrjet më të suksesshme në ortopedi.
Për çfarë përdoren?
Protezat e këllkut vendosen kur artikulacioni është i dëmtuar rëndë nga:
• Trauma mbi këtë zone apo pasojat e tyre
• Fraktura e qafës së femurit
• Artriti reumatoid
• Deformimet nga lindja (displazia e ijeve)
• Konsumimi me kalimin e kohës apo koksartroza primare
• Shkatërrimi i kockës (nekroza avascular) e kokës së femurit nga mjekimet, kovidi apo arsye të tjera
Llojet kryesore të protezave
1. Proteza e pjesshme
Zëvendëson vetëm kokën e femurit – përdoret kryesisht në frakturat e qafës së femurit te pacientët e moshuar.
2. Proteza totale e këllkut
Zëvendëson si acetabulumin (kupën) edhe kokën e femurit.
3. Pa çimento / me çimento
• Me çimento – fiksohen me cement kockor, kryesisht tek pacientët e moshuar.
• Pa çimento – vendosen pa cement, duke u mbështetur te rritja e kockës në implant; tek pacientët më të rinj.
Pjesët e protezës
Një protezë e këllkut zakonisht përbëhet nga:
• Kupë acetabulare (titani, polietileni, qeramikë) që zëvendëson folenë
• Liner (plastikë polietileni, metal, ose qeramikë) që përdoret për të shmangur fërkimin
• Koka femorale (metal ose qeramikë) që hyn në fole
• Stemi femoral (titan, çelik i fortë) që futet në kockë e kofshës
Përparësitë e vendosjes së protezës së këllkut
• Eliminon dhimbjen dhe rrit cilësinë e jetës
• Përmirëson funksionin dhe ecjen
• Redukton kufizimet e përditshme
Si cdo operacion ka edhe rreziqet e mundshme
• Infeksione
• Dalje e protezës nga vendi
• Trombozë
• Dëmtim nervi
• Konsumim i komponentëve me kalimin e viteve
Sa e ka jetëgjatësinë një protezë e këllkut?
Shumica e protezave moderne zgjasin:
Nga 15 vjet deri në më shumë se 30 vjet, në varësi të:
• Aktivitetit fizik.
• Karakteristikave të pacientit (peshës, osteoporozës)
• Teknikës kirurgjikale (aftësisë së kirugut gjatë vendosjes)
• Materialit dhe cilësisë së protezës