Çfarë është këmba e sheshtë?
Këmba e sheshtë ose këmba dystaban, e quajtur në gjuhën mjekësore pes planus, është një gjendje ku harqet natyrore të shputës së këmbës janë të ulura ose mungojnë plotësisht. Normalisht, shputa e këmbës ka një hark që ndihmon në:
- përthithjen e goditjeve gjatë ecjes,
- ruajtjen e ekuilibrit,
- shpërndarjen e peshës së trupit.
Kur ky hark mungon, e gjithë shputa bie në kontakt me tokën, duke ndryshuar mënyrën e ecjes dhe qëndrimit.
Kur harku i këmbës mungon:
- Muskujt e shputës punojnë më shumë
- Kyçi i këmbës humbet stabilitetin
- Gjunjët dhe kofshët marrin ngarkesë të shtuar ngaqë endra e ekuilibrit ndryshon
Kjo çon në ecje të paqëndrueshme (dystabane) me këmbët që rrotullohen nga brenda, pacienti lodhet më shpejt sepse sjell dhimbje zinxhir (këmbë–gju–kofshë–shpinë).
Ankesat më të shpeshta
- Dhimbje në shputë, pas ecjes së gjatë
- Dhimbje në thembër ose kyçin e këmbës
- Lodhje të shpejtë gjatë qëndrimit në këmbë
- Ndjenjë pasigurie ose “lëkundjeje” gjatë ecjes
- Dhimbje në gju, kofshë ose shpinë
- Konsumim jo i barabartë i këpucëve
⚠️ Tek disa persona simptomat shfaqen vetëm pas vitesh.
Shkaqet kryesore
Këmba e sheshtë mund të shkaktohet nga:
- Faktorë gjenetikë
- Dobësi e muskujve dhe ligamenteve
- Mbipeshë ose obezitet
- Qëndrim i gjatë në këmbë me këpucë të papërshtatshme
- Sëmundje reumatologjike ose neurologjike
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza bëhet nga ortopedi dhe përfshin:
- Ekzaminim të shputës së këmbës dhe vëzhgim të qëndrimit dhe ecjes
- Testin e qëndrimit në majë të gishtave
- Analizë të ecjes (gait analysis)
- Radiografi spevifike e bërë në peshë
Trajtimi – çfarë duhet të dijë pacienti
Trajtimi konservativ (linja e parë)
Në shumicën e rasteve nuk nevojitet operacion.
Përdoren:
- Shtresa ortopedike të personalizuara
- Këpucë me mbështetje të mirë të harkut
- Fizioterapi për forcimin e muskujve dhe ushtrime të rekomanduara nga fizioterapisti
- Rënie në peshe, kur është e nevojshme
Trajtimi kirurgjikal, kur duhet bërë?
Operacioni rekomandohet vetëm kur:
- Dhimbja është e vazhdueshme dhe e fortë
- Trajtimi konservativ nuk jep rezultat
- Ka deformim të rëndë strukturor
Ky vendim merret vetëm nga mjeku specialist.
Çfarë ndodh nëse nuk trajtohet?
Pa trajtim, këmba e sheshtë mund të çojë në:
- Dhimbje kronike
- Përkeqësim të ecjes dystabane
- Probleme në gjunjë dhe shpinë
- Ulje të cilësisë së jetës
Këshilla praktike për pacientët
✔ Vish këpucë të përshtatshme
✔ Përdor shtresa ortopedike
✔ Kryej ushtrime rregullisht
✔ Mos injoro dhimbjen
✔ Konsulto specialistin herët

