Çfarë është dalja e supit nga vendi?

Dalja e supit nga vendi ndodh kur

koka e kockës së krahut (humerus) del nga zgavra e shpatullës (skapula).

Shpatulla është nyja më e lëvizshme e trupit dhe me më pak stabilitet kockor për këtë arsye është  më e prirura për të dalë nga vendi.

Shkaqet më të shpeshta janë:

  • Rënie mbi krahun e shtrirë
  • Aksidente sportive (futboll, basketboll, ski, arte marciale)
  • Goditje direkte në shpatull apo aksidente automobilistike

Te disa persona, pas dislokimit të parë, shpatulla mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të dalë përsëri edhe me lëvizje më të lehta. Këto janë raste që duhen trajtuar me kirugji.

Simptomat kryesore

  • Dhimbje shumë e fortë dhe e menjëhershme
  • Deformim i dukshëm i shpatullës dhe pamundësi për të lëvizur krahun
  • Ënjtje, mavijosje dhe mpirje në krah apo dorë

⚠️ Mos u përpiqni ta ktheni shpatullën vetë në vend!

 

Si vendoset diagnoza?

Mjeku ortoped bën vizitën apo  ekzaminimin klinik.

Bëhen radiografi  për të konfirmuar daljen nga vendi dhe për të përjashtuar frakturat

Rrallëherë nevojitet rezonancë Magnetike (MRI) për të vlerësuar dëmtimet e ligamenteve, tendinave apo labrumit.

 

Trajtimi

1. Vendosja e shpatullës në vend

  • Kryhet vetëm nga mjeku
    (mos tentoni ta kryeni vetë nëse nuk keni njohuritë dhe aftësitë e duhura)
  • Zakonisht nën qetësim ose anestezi lokale
  • Pas vendosjes bëhet kontroll me radiografi

2. Imobilizimi

  • Mbajtje e krahut në mbajtëse (sling) për 4 javë
  • Qëllimi është shërimi i strukturave të dëmtuara

3. Trajtimi medikamentoz

  • Medikamente kundër dhimbjes
  • Antiinflamatorë sipas këshillës së mjekut

Roli i fizioterapisë

Fizioterapia është thelbësore për rikthimin e plotë të funksionit:

  • Ushtrime për rritjen e lëvizshmërisë dhe forcim të muskujve rreth shpatullës
  • Përmirësim i stabilitetit të nyjës për parandalimin e daljes së përsëritur

⏱️ Rikuperimi zakonisht zgjat 6–12 javë, në varësi të dëmtimit.

Kur nevojitet operacion?

Operacioni rekomandohet kur:

  • Dalja përsëritet më shumë se njëherë dhe ka dëmtime të mëdha të indeve të buta (ligamenteve, kapsulës ose labrumit)
  • Pacienti është sportist aktiv dhe shpatulla mbetet e paqëndrueshme pavarësisht fizioterapisë

 

Dalja e supit nga vendi është një dëmtim serioz, por me trajtim të duhur dhe rehabilitim korrekt, shumica e pacientëve rikthehen në aktivitet normal. Vizita e hershme te mjeku dhe bashkëpunimi me fizioterapistin janë çelësi i suksesit